KURBIN

Ndërsa përshëndeti demokratët e mbledhur në takimin e Bashës në Kurbin, avokati i njohur Alfred Duka u shpreh se demokratët duhet të qëndrojnë të bashkuar në një front, ndërsa theksoi se Shqipëria është një xhungël politike, dhe etiketoi Berishën e Ramën si përbindsha politikë.

“Duhet të bëjmë pak analizë para se të përfundoj. PD ndodhet në një krizë prej disa muajsh që pati një kulm në fillim të janarit kur ndodhur më e paparashikueshmja ndër ne, kur vëllezërit tanë u ndërsyen ndaj pjesës tjetër të vëllezërve, që në vend të ishin në një front kundër Ramës, gjetën kohë të sulmojnë njëri tjetrin.

Z.Basha ju keni pranuar të bashkëjetoni në xhunglën politike të përbindshave politikë, Rama e Berisha dhe ai habitat i kësaj xhungle ka edhe koston e saj. Në vlerësimin tim është një kosto që duhet ta kishit zgjidh në kohë, vonesa e kësaj zgjidhje ka sjellë një situatë në të cilën ne, kemi anëtarë të familjes tonë politike që nuk janë me ne sot. Ju keni barrën historike të korrigjoni këtë gabim tuajin. S’e kam problem nëse bashkohet Berisha apo jo, por demokratët duhet të jenë bashkë e Berisha duhet të jetë veç.

I bëj thirrje Berishës që nuk ka politikan që të ketë marrë më shumë prej forcës së tij politike se Berisha në Ballkan. Unë ju bëj thirrje ju z.Basha dhe familje politike europiane që nuk po ndihet në këtë krize tonën që të gjejnë mënyrat për ta zgjidhur këtë krizë vetëm për t’ju mbështetur juve.” u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb