Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Milano, përpara komunitetit shqiptar në Itali deklaroi se shqiptarët në shtetin italian kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës.

Rama theksoi se shqiptarët në Itali gjetën atdheun më të sigurt, vetveten.

Edi Rama: Shqiptarët në Greqi ndryshuan emrat, ndërsa ju në Itali jo. Shqiptarët u përshtatën në mënyrë të suksesshme dhe patën arritje tepër të mëdha që në brezin e parë. Komuniteti shqiptar fitoi luftën me paragjykimet dhe nxori yjet e vet në San Remo, në spektaklin e Amicit, në Voice of Italy, në Seria A, në Venecia, në muret e muzeve dhe galerive prestigjoze, në çdo majë province apo komune, ku krahas italianëve, shqiptarët shkëlqyen me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm.

Ju latë Shqipërinë, me betimin ekstrem se nuk do ta shikonit më. Ju gjetën këtu atdheun më të sigurt, vetveten. Veprat e Dantes dhe të Virgjilit duket sikur përshkruajnë fatin e shqiptarëve sot. Ju shqiptarët e Italisë dhe Greqisë jeni shëmbëlltyrat e qytetërimit europian.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: