ITALI

Karabinierët në Rimini në Itali kanë bërë bilancin e punës së tyre, ndërsa vërehet se rastet e ankesave në rajonet e policisë kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, rezulton se janë 1.600 raste më pak se në vitin e kaluar, një tregues ky se sistemi i sigurisë në këtë rajon ka qenë në nivele të larta, kryesisht në fushën e parandalimit.

Itali
Itali

Në total për këtë zonë janë kryer 24,686 patrullime nga karabinierët në 2018, nga të cilat 148,800 janë kontrolle të personave dhe 123,678  të automjeteve.

Albanese
Albanese

Gjithashtu në bilancin e tyre gjen pasqyrim edhe një shqiptar, i cili në shkurtin e 2018 u kap me një sasi të madh droge, saktësisht me 65.5 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur brenda e makinës që ai drejtonte.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb