Shtatzania e modeles së njohur Gigi Hadid ka qenë shumë e komentuar në rrjete sociale, pasi ajo nuk ndante në rrjetet sociale asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, së fundmi Gigi vendosi që t’ua shuajë kuriozitetin fansave gjatë një video live në ‘Instagram’, ku tregoi barkun e saj duke zbërthyer këmishën që kishte veshur.

“Ky është barku im. Me të vërtetë i vlerësoj mesazhet tuaja pozitive. Thjesht po gjej kohën e duhur për të ndarë detaje të shtatzënisë”, u shpreh modelja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb