SUKTH

Situata nga përmbytjet, për shkak të shirave të dendura, nuk është aspak e mirë edhe në Sukth të Durrësit.

Gazetari Osman Stafa raporton për “News 24” e “Balkanweb” se 29 shtëpi janë rrethuar nga uji në Vardarë, ndërsa mijëra hektarë tokë janë të përmbytura në zonë.

Njësia administrative Sukth ka shfaqur problemeve për shkak përmbytje, ku disa mijëra hektarë tokë janë nën ujë. Probleme ka pasur edhe për bizneset në këtë vend.

Qytetari 1: Situata këta ditë për ne ka qenë shumë e keqe, nga përmbytjet. Ne kërkojmë rrugën, ujin, kanalin. Të zbatohet projekti i turbinave që janë vendosur. Këtu çdo gjë është vënë me forcat e komunitetit. Shteti duhet të vërë dorë. Ka 10-12 ditë që nuk ka ujë, tubi është këputur. Ne po kërkojmë gjëra të thjeshta, ne në këtë copë hamë bukë. Prandaj, kanë ikur djemtë e rinj në emigrim, sepse nuk ka ku të hajë.

Qytetari 2: Janë disa punime që nuk janë përfunduar. Shteti të bëjë rregullime, në argjinatura të ndërhyjë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb