SHBA do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë, tha të hënën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

“Ju mund të prisni njoftime të mëtejshme për sanksione këtë javë. Dhe ne po koordinojmë me aleatët dhe partnerët tanë se cilat do të jenë parametrat e saktë të kësaj, por po, këtë javë do të kemi elementë shtesë të presionit ekonomik për të njoftuar”, tha Sullivan për Kaitlan Collins të CNN gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Duke iu përgjigjur imazheve të fundit të dhunshme të mizorive që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, Ukrainë, presidenti i SHBA Joe Biden u tha gazetarëve të hënën më herët se ai “po kërkon më shumë sanksione” kundër Rusisë dhe do t’i shpallë ato së shpejti.

Ai nuk i etiketoi vrasjet si “gjenocid”, por tha se ato ishin një “krim lufte”, duke kërkuar që të zhvillohej një gjyq kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb