TIRANË- Ministria e Kulturës, prezantoi sot për publikun projektin e kthimit në një muze të “Shtëpisë së Gjetheve” apo qendra famkeqe e Sigurimit të Shtetit, e ndërtuar që në vitin 1931 si klinikë mjekësore, aty ku lindi dhe djali i Mbretit Zog e më pas, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapos, ndërsa me fillimet e regjimit të ri, u bë qendër e Sigurimit (Policia politike), e përdorur për hetime, deri më 1950-ën kur godina u kthye në zyrën qendrore të seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit.

Në fjalën e saj ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se kjo godinë torturash nuk duhet të mbajtur më e fshehur, pasi shqiptarët nuk duhen të kënë më tabu, por se ata duhet të përballen me të kaluarën dhe ta shohin historiunë në sy ashtui siç ajo ka qënë.

“Unë i përkas brezit të rritur me këshillën, mos fol se edhe muret kanë vesh, se ka çimka gjithandej. Për brezin e ri që nuk është mësuar me to, çimkat janë mikrofona të vegjël që na futeshin në tru si çimkat në trup, i përkas një kohe që gjithkush përgjonte gjithëkë. Por ne sot s’kemi gjë për të fshehur, këto godina duhet të hapen ,duhet të na shohin me historinë tonë jo të zakonshme, të hapim hapësirat tabu. Kjo është pjesë e strategjisë sonë muzeale edukative”, tha ajo.

Kumbaro zbuloi se emri i koduar i “Shtëpisë me Gjethe ishte “objekti gjethi”, ndërsa shtoi se qeveria ka në plan të rikonceptojë objektet e harruara

“Ky është një muze i përgjimit unik në Europë, jo muze pajisjesh, por muze jetësh njerëzore që duhen njohur nga të gjithë”, tha Kumbaro.

RAMA: FALENDEROJ KREUN E SHISH, VISHON
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama ka bërë një falënderim të vecantë publik për kreun e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), z Visho Ajazi Lika.
Pas viteve ’90, Shtëpia e Gjetheve vijoi të jetë pjesë e infrastrukturës së Shërbimit Informativ Shtetëror, edhe pse nuk ishte në përdorim. Kjo ka bërë që qeveria të kërkojë leje tek SHISH për të shndërruar këtë objekt në muze të hapur për t’u vizituar nga qytetarët. Drejtori aktual i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika është treguar i gatshëm të ndihmonte në këtë projekt, për këtë arsye kryeministri i shprehu falenderimin, Visho Ajazi Likës, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij muzeu. Ky falënderim vjen pas krizës që maxhoranca pati me kreun e SHISH, pas publikimit të lajmit se Ajazi kishte lejuar përgjimin e figurave si Rama, Meta e Tahiri.

“U harrua një falënderim nga ministrja e Kulturës për Drejtorin e sotëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, që unë e e falënderoj zotin Visho Ajazi Lika, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin se kjo godinë, deri para sesa ne të hynim këtu sot ka qenë një godinë që ka qenë pjesë e SHISH pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më”.
Rama shprehet se është suprimuar kur ka mësuar se për kohën kur bëhej fjalë teknologjia që përdorej për përgjim, ka qenë tepër e sofistikuar.

“Nga ana tjetër mua më ka suprizuar fakti se specialistët e SHISH që u pyetën për zhvillimin e projektit edhe pse Shqipëria e kohës ka qenë larg së qenit një fuqi e standardeve të larta teknologjike, në këtë godinë, ka pasur pajisjet më të sofistikuara për kohën, të cilat gjatë dekadave në to kohë janë zvëndësuar me pajisje me të reja të sjellë nga perëndimi kapitalist me të cilën kjo godinë luftonte. Regjimi nuk i kursente paratë për të qenë në lartësinë e teknologjinë e kohës, në funksion të përgjimit të jetës së tjetrit dhe kjo godinë është një dëshmi shqiptare e filmit të famshëm që i kushtohet shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, jeta e të tjerëve”.

BASHKIM SHEHU
Në fjalën e tij, Bashkim Shehu, një nga organizatorët e projektit­muze, shpejtoi shkurtimisht se si ishte ngritur sistemi i përgjimeve në sistemin komunist.

“Në tërësi për fenomenin e përgjimeve ideja jonë është ta vendosim në këtë aspekt. Si pjesë e kontrollit totalitar dhe rezultatet e përgjimeve. Për kontrollin, mund të përmblidhet që nuk ka përgjim pa informim, pa një spiunim nga dikush, nga informatorët me dosje apo pa dosje. Nga ana tjetër është ai i rezultateve të përgjimit. Këto mund të përmblidhen në thënien e një nga të sigurimit, që nuk ka arrestim pa përgjim. Përjashto pjesën që kapeshin në flagrancë, të gjitha ata që futeshin në burg përgjoheshin”,­deklaroi Shehu.

(d.b/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb