Eran Levi, një izraelit i prekur nga sulmet iraniane, thotë se shtëpia e tij u shkatërrua dhe qeni i tij u plagos rëndë nga sulmet iraniane mbrëmë në Ness Ziona.

“Energjia elektrike u ndërpre menjëherë. Nuk mund të komunikonim me botën e jashtme. Dhjetë minuta më vonë erdhën forcat e sigurisë dhe na evakuuan nga shtëpia”, thotë ai.

Ai mbetet mbështetës i plotë i qeverisë izraelite për të sulmuar Iranin. “Izraeli do të fitojë. Më 7 tetor, pësuam një humbje të madhe – kjo gjë nuk mund të ndodhë më”, thotë ai.

Lufta2
Lufta2

“Do të na evakuojnë në një hotel. Jeta ime do të ndryshojë për disa muaj. Por, kjo do të kalojë. Urojmë më të mirën”, ka thënë ai për BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: