Kylian Mbappe do të jetë me shumë mundësi tema e merkatos së verës. Sulmuesit i përfundon kontrata me PSG dhe akoma nuk është vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Drejtuesit duan të vijojnë bashkëpunimin me francezin, por jo vetëm, pasi tashmë edhe vetë shteti i Francës ka filluar të lëvizë. Pjesë e skuadrës negociatore që po mundohen të bindin Mbappe-në që të mos ndryshojë mjedis është edhe Presidenti i vendit, Emanul Macron.

“Nuk mund të flitet, për fat të keq, që Kilian Mbape të transferohet te Olimpik Marseja. Nëse do të ishte i gatshëm të vinte, do të luftoja që një gjë e tillë të ndodhte. Por më tha “jo” shumë shpejt (qesh). Ndaj është më mirë që të luftosh në mënyrë që të qëndrojë në Ligën 1, pasi vazhdon të jetë një lojtar i madh”, u shpreh Macron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: