Ish-Kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, në “Open” ka deklaruar se duhet bërë një punë më e mirë për rehabilitimin e të burgosurve, referuar rastit të Dana Hutrës, personit që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera pak ditë më parë.

Hutra kishte kryer gjithsej 16 vite burg gjatë jetës së tij.

Ai ka deklaruar se shteti nuk është hakmarrës, por rehabilitues, ndërkohë që të burgosur të tillë me probleme duhet të ndiqen edhe pas lirimit.

“Instituti i rehabilitimit më i rëndësishme. Duhet të vlerësohet a jemi në rrugën e duhur për rehabilitimin e personave që po fusim në burgje. Korniza ligjore është e qartë. Përcaktohet saktësisht ç’duhet bërë për trajtimin e tyre, që nga paraburgim, në burg dhe mënyrën se duhet bashkëpunuar mes institucioneve për të arritur rehabilitimin e të dënuarit, që në prag lirimi apo në lirim të ndiqen nga instancat specifike. Shteti nuk është hakmarrës është rehabilitues”, tha ai.

Në lidhje me faktin që për dhunë në familje Hutra ishte dënuar me vetëm 1.5 vite burg, Beci tha se sërish theksi duhet vënë tek rehabilitimi, pasi edhe nëse do të ishte dënuar me maksimumin e parashikuar për këtë vepër, sërish Hutra mund të kryente veprat kur të lirohej.

“Të gjitha dënimet janë në kufi. Pyetja është nëse do ishte dënuar 3 vjet dhe në krye të 3 viteve do bënte të njëjtën vepër, çfarë do thonim sot. Duhet të marrim parasysh faktin se ky person ka bërë 16 vite burg dhe nuk është rehabilituar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: