TIRANË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, pedagogu Elvis Hoxha ka folur sot në një lidhje “skype” me News24 për tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimet nga ana e Shqipërisë.

Hoxha tha se shteti shqiptar ka punuar gjatë gjithë kohës të pengojë sovranitetin e plotë të Kosovës. Sipas tij, me qëndrimet e saj Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme.

“Problemet nuk fillojnë me vendosjen e kryetarëve të komunave. Fillon me faktin që Serbia dhe pse doli e humbur në 4 lufta, prapë se prapë nuk e ndryshoi qasjen e saj. Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme.
Kosova pësoi sanksione njëri-pas tjetrit. Iu dha një lloj pavarësie në 2008 po duke i ndarë Mitrovicën në 2011.
Kurti ndodhet përballë medias, opozitës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Po them kryeministrit të Shqipërisë se populli shqiptar është pak më i përgjegjshëm se kryeministri i vendit”, tha Hoxha.

Ai foli më tej për një lloj nxitimi në BE për formimin e Asociacionit, që sipas tij është një lloj Republika Srpska që do të thotë luftë e sigurt.

“Grupi i negociatorëve nxiton për Asociacionin. Lajçak, nga Sllovakia është formim serb dhe rus. Peter Stano, zëdhënësi i BE-së është sllovak. Borrell është nga Spanja që nuk e njeh Kosovën. Lajçak takon një nga personalitetet e lartë të NATO-s që është rumun që nuk e njeh Kosovën. Të gjithë këta lëvizin shpejt. Njëri nga këta të paktën duhet të jetë patjetër nga një shtet që e njeh Kosovën. Shteti shqiptar ka punuar gjatë gjithë kohës të pengojë sovranitetin e plotë të Kosovës.
Nuk kundërshton SHBA-të, por përfaqësuesit e SHBA që dërgohen për të zgjidhur shpejt çështjet. Të gjithë këta që nguten që ti s’po e dëgjon Amerikën duan vetëm një gjë që Amerika të mos e dëgjojë problemin. Të gjithë këta kanë një hall, që Amerika të mos e marrë vesh problemin. Amerika ka dhe Këshill të Sigurisë Kombëtare, ka dhe Pentagon.
Çfarë do të thotë Republika Srpska? Një luftë e sigurt. Ne sot po përpiqemi që shpërthimi i luftës të mos jetë i sigurt”, tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb