MAQEDONI E VERIUT

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe zbulon arsyen se pse vendi i tij po kalon një valë të dytë të koronavirusit.

Filipçe thotë se kjo vjen prej mosrespektimit të masave, pasi dy javë më parë Maqedonia e Veriut ishte duke lehtësuar masat.

Saktësisht Filipçe përmend data, 23, 24, dhe 25 maj, për të cilat thotë se në këto 3 ditë janë organizuar ahengje dhe tubime të cilat kanë sjellë përhapjen e koronavirusit deri në formimin e kllasterave.

 

“Kjo analizë e kllasterëve tregoi se gati se të gjithë rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të tubimit ose ahengut në periudhën 23,24,25 maj, respektivisht para dy javëve, këtë e ka treguar anketa epidemiologjike. Ky pik është rezultat i kësaj dhe mund të them se mosrespektimi i masave na ka sjellë deri tek kjo valë e re”, pohoi mes tjerash Filipçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb