Jo vetëm Dushan Vlahovic. Të alarmuar nga disa simptoma, Fiorentina ka bërë analizat edhe për Patrik Kutronen dhe German Pecelën, që kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19. Bashkë me ta edhe fizioterapisti Stefano Daineli. Lajmin e ka komunikuar vetë shoqëria vjollcë, e cila ka siguruar se të federuarit e saj janë në kushte të mira shëndetësore dhe të izoluar në banesat e tyre në Firence.

“ACF Fiorentina komunikon që, në prezencë të disa simptomave, u janë nënshtruar tamponave me rezultat pozitiv lojtarët Patrik Kutrone dhe German Pecela si dhe fizioterapisti Stefano Daineli. Të gjithë janë në gjendje të mirë dhe në shtëpitë e tyre në Firence”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb