SHBA

Djali i Princit Harry, Archie, nuk do të bëhet kurrë një princ sipas planit të gjyshit të tij për një monarki të kufizuar, tha një raport i ri.

Princi Charles, i cili pritet të jetë mbreti i ardhshëm britanik, është i vendosur të kufizojë numrin e mbretërorëve kryesorë në një përpjekje për të plotësuar qëllimet e tij të ardhshme – sipas të cilave nuk do të paguajë për një monarki të fryrë shkruan Daily Mail.

Charles i tha djalit të tij se ai do të ndryshojë dokumentet kryesore për të parandaluar që Archie të trashëgojë titullin, i cili do të kishte qenë dikur e drejta e tij e lindjes, thuhej në artikull. Vogëlushi aktualisht është i shtati në radhë për fronin.

“Harry-t dhe Meghan-it iu tha që Archie nuk do të ishte kurrë princ, edhe kur Charles të bëhet mbret”, tha burimi i tabloidit britanik.

Në raport thuhej gjithashtu se Meghan dhe Harry nuk e kanë pritur mirë lajmin, edhe pse çifti vendosi vetë t’i braktiste detyrat e tyre mbretërore për të jetuar në SHBA. Kjo gjë thuhet se ka përkeqësuar më tej marrëdhëniet midis Harry-t dhe Pallatit Buckingham.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: