Ngjyrat e vjeshtës i kanë sjell Pukës një tjetër investim. Shëtitorja e liqenit përmbyll një tjetër domosdoshmëri në atraksionin më të ri të qytetit.

Shtrimi me pllaka i shëtitores po realizohet nga bashkia e Pukës duke krijuar një situatë të re në parkun e gjelbër rreth liqenit të Pukës që këtë vit u vizitua nga më shumë se 500 turistë.

Shëtitorja e liqenit po shtrohet nga punonjësit e drejtorisë së shërbimeve në bashki duke i kursyer taksapaguesve pukjanë dhjetëra milionë lekë, teksa ky investim pritet të pasohet nga ai për parkun e lojërave të aventurës të cilin pukjanët e presin me padurim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: