Gjyqtari Markelian Kuqo është karantinuar bashkë me bashkëshorten e tij në pritje të tamponit të COVID_19.

Kuqo nuk ka marrë pjesë sot në seancën në KLGJ dhe institucioni është detyruar ta shtyjë atë për në 12 nëntor ora 12:00.

Naureda Llagami thekson se Kuqo bashkë me bashkëshorten e tij janë karantinuar dhe presin tamponin.
Ai është ne hetim disiplinor për lirimin e Gerd Gjinararit, një të dënuari përjetë për vrasje në Itali.

Nga ana e tij Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani,u shpreh se e pranon shtyrjen e seancës, duke mos e vënë në dyshim justifimin e magjistratit.

ILD nuk vë në dyshim justifikimin e magjistratit dhe duke vlerësuar sjelljen dhe seriozitetin e deritanishëm të tij, sa i takon prezencës në këtë procedurë disiplinore si dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tij, jam dakord me shtyrjen e seancës”- u shpreh Metani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb