Trajneri I Dinamos, Luixhi Di Biaxho, e ka cilësuar ndeshjen e sotme si një hap të rëndësishëm të rritjes së ekipit të tij në këtë sezon.

“Më vjen keq, se kemi bërë një ndeshje të mirë. Djemtë kanë luajtur me të vërtetë mirë. Kam parë gjëra të mira. Është normale që duhet të përmirësojmë gjërat por të mos harrojmë që është ndeshja e parë zyrtare. Dhe kemi luajtur ndaj një skuadre të madhe që vitin e kaluar doli e para, e vërtetë që doli e dyta, por ishte e para. Ndaj ne jemi në rritje, po ndërtojmë dhe si hap i parë, edhe pse rezultati nuk është pozitiv, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të jem i kënaqur.

Një anë është rezultati dhe tjetra është ndeshja. Me rezultatin nuk mund të jem i kënaqur. Sa i përket ndeshjes, jam shumë i lumtur se djemtë u munduan në çdo mënyrë të fitonin, të sulmonin dhe dilnin në fushën kundërshtare me kurajë. Mendoj se kam thënë mjaftueshëm, pastaj është normale që duhet të bësh gol.

Për zëvendësimet them se lojtarët hynë mirë si Andoni e Allmuça, po rriten. Andoni ka nevojë të luajë, m’u desh të hiqja Krasniqin se kishte probleme. Kemi pak mangësi në atë pozicion. Por hyri mirë edhe Smaçi, jam i lumtur për atë që po ndërtojmë në këto momente. Edhe Vokrri hyri mirë, futa Tushën se barazimi nuk më pëlqente, u mundova të fitoja ndeshjen. Por pastaj erdhi penalltia dhe gjithçka u komplikua.

Klubi është prezent, po më vë në dispozicion lojtarë shumë të mirë. Merkato është e hapur, nuk di se çfarë po bën klubi, por jam shumë i kënaqur me këta lojtarë. Nëse do të shfaqen mundësi, do të shohim deri në fund dhe të shohim se çfarë duhet të përmirësojmë. Por jemi në pikë të mirë, u pa sot ndaj një ekipi të fortë. Ne kemi ardhur nga poshtë, dihet historia e viteve të fundit të Dinamos Objektivi është të arrijmë lart. Sot nuk jemi gati, por ky duhet të jetë mentaliteti.

Mund të përmirësohet dhe duhet, por pastaj edhe i duhet dhënë edhe kurajë, që të kërkohet fitorja. Por duhet të mundohemi të rritemi si mentalitet, që të fitojmë duhen gjetur ekuilibri dhe mekanizmat e duhura. Golat që pësuam ishin me penallti e një aksion i rrëmbyeshëm, nuk pashë aksione të pastra para portës. Ne duam të bëjmë shumë gola, ka vend që të përmirësohemi gjithmonë.

U dhanë dy penallti. Përtej keqardhjes, janë dhënë dy, nuk janë shumë të qartë. Është keqardhja, por duhet ti rishoh mirë.

Gjyqtarja e katërt Ishte e aftë. Unë desha të fitoja ndeshjen. Para saj i thashë djemve që nëse barazonim do të isha i pakënaqur. Por e them që gjyqtarja e katërt ishte shumë e aftë”, tha Di Biaxho për “MCN” pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb