Tifozët ishin përgatitur për një futboll spektakolar, me gola, me raste për shënim, por Man.City-Arsenal rezultoi e kundërta. Dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, duke bërë që të festonte vetëm Liverpool. Ekipi i Pep Guardiola-s i dhuroi leksion “topçinjve” se si mbahet topi, kishin një kontroll të frikshëm me 72%,, por në pasin final ishin të pasaktë duke goditur vetëm një herë kuadratin.

Në pjesën e parë ishin Rodri dhe Haaland që trembëm pak Arsenal, ndërsa në pjesën e dytë Trossard kishte rastin më të mirë. Pavarësisht këtyre detajeve, rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund. Pep Guardiola pas ndeshjes, u shfaq i kënaqur me rezultatin, më saktë nuk kishte çfarë t’i kërkonte më shumë djemve të tij:

Pep Guardiola
Pep Guardiola

“Arsenal është një ekip i shkëlqyer, me trajner dhe lojtarë të mirë. Sigurisht kishte shumë gjëra që mund të bënim më mirë, por jam i kënaqur, këtë ja thashë edhe ekipit, mos u mërzisni. Ne jemi në gjysmëfinale të FA Cup, në çerekfinalet e Champions League dhe duke luftuar për titullin në Premier League. A është tani Liverpool ekipi favorit? Po, gjithnjë kështu është, ekipi i parë është favorit, më pas është Arsenal, pastaj ne”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb