Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në bashkinë e Himarës 437 certifikata pronësie. Rama premtoi se brenda vitit 2024, do të pajisen me dokumente 4 mijë shtëpi, prona të trashëguara të himariotëve.

Gjatë shpërndarjes së certifikatave, moment pikant ishte ai kur kreu i qeverisë thirri emrin e një banori, Aleks Bala. Ky i fundit është i njohur për postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale, shfrytëzon edhe daljet në media, ku akuzon pa kursim deputetë, ministra dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin Edi Rama se po i vjedh pronat himariotëve dhe mënyrë të veçantë atij vetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Aleks Bala nuk është ndalur ndalet me kaq. Pasi në një video të publikuar kohë më parë në rrjetet sociale ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qeveria po vjedh edhe shpellën e Odisesë, monument kulture.

“Ky moment kulture, vetëm në qytetin e Himarës ndodh që është kthyer në pronë private. Po humbet historiku i vërtetë i Himarës. O Edi Rama edhe këtë doni të vidhni? Kanë zaptuar shpellën që janë antike që para Krishtit”, shprehet ai.

Në një video tjetër ai është shfaqur në krah të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sërish akuzat ndaj Ramës nuk mungojnë. “Shqiptarë, shiheni presidentin e Shqipërisë si poo ecën në HImarë pa truproja, pa mbrojtje. Shiheni mikun tim Edi Rama me ushtri, snajpera, helikoptera, pse ka frikë? Edi Rama jam këtu me ish-mikun tënd, edhe unë jam ish-miku jot. Hajde Edi, po të presim”, janë fjalët e Aleks Balës.

Nga një vështrim i thjeshtë në profilin e tij në Facebook, postimet me akuza, krahas Ramës, kanë në objektiv edhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, ndërsa reklamohet si mbështetës i Fredi Belerit, kyebashkiaku i zgjedhur i Himarës i dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

Aleks Bala Jorgo Goro
Aleks Bala Jorgo Goro
Aleks Bala Edi Rama
Aleks Bala Edi Rama
Rama Aleks Bala
Rama Aleks Bala
Akuzat Per Ramen
Akuzat Per Ramen

Mirëpo, sot Leko-j i Himarës mori certifikatën e shtëpisë. Rama e takoi, kujtoi me të kohërat e vjetra dhe pastaj e puthi në ballë. Protesta e Aleksit përballë kryeministrit mungoi, ndryshe nga sa sillet në rrjetet sociale. Dhe jo pa qëllim Rama e komentoi përmes batutës se i kishin thënë që Aleks Bala do ta priste me parulla e protestë, por në fakt sot ai mori certifikatën e shtëpisë. Madje, në përfundim Rama mori një ftesë për kafe nga vetë ai, Aleks Bala, ftesë të cilës kreu i qeverisë iu përgjigj pozitivisht për hir të njohjes së vjetër, që nga fëmijëria.

“Aleks Bala, ku je mo Aleks? Jemi të vjetër shumë. S’kemi më flokë tani (Rama e puth në ballë). Të vjetër shumë. Vazhdon të shkosh në Korfuz me not. Kafe me ty? Patjetër mo, ku do shkoj unë pa pirë kafe me ty. Mirë që po na jep një kafe pas disa vitesh. Më thanë që kujdes do të të dalë leksi me parulla, Leksi sot mori shtëpinë, iku, ça parullash“, përfundoi Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb