Gazetarja Eliona Shkreli, ka qenë sot në podiumin e PD si arsimtare. Ajo tha se duhet t’i themi ‘boll’ më kësaj qeverie që sipas saj e ka shkatërruar vendin.

“Sot ky shesh duket më i bukur se kurrë. Sot ka lindur shpresa, sot Shqipëria kthehet në duart tona. Kam ardhur sot nga Shkodra, për të protestuar për çmimet e larta, për çmimet e naftës. Kam ardhur të protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi, për braktisjen e vendit nga të rinjtë. Nuk e dua këtë realitet. Dua që fëmijët e mi të rriten këtu, të shkollohen këtu dhe të ardhmen ta kenë në vendin e tyre. Të bashkohemi të gjithë së bashku, jo vetëm ne që jemi këtu, të gjitha ata që nuk kanë ardhur nga indiferentizmi, frika, apo nga thënia s’ka problem se mungoj unë, aty ka shumë. Jo ne duhet të marrim në dorë fatin tonë, të familjeve tona. Unë jam arsimtare dhe mësoj brezin e ri, i jap dijet për të ecur përpara në jetë. Ndaj ne të gjithë duhet t’i kërkojmë kësaj qeverie, boll më, nuk kanë të drejtë të flasin më sepse e kanë shkatërruar vendin”, deklaroi Shkreli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb