Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, doli kundër paketës së qeverisë për të ndihmuar bizneset të rimëkëmben nga kriza e koronavirusit.

Në një lidhje me “Skype” në News24, Jaka deklaroi se bizneset nuk po arrijnë ta kuptojnë akoma si mund të merren kredi për pagat e punonjësve, duke shtuar se nuk dihet sa në përputhje me vendet e tjera është kjo paketë.

Sipas tij, sipërmarrjet do të shkurtojnë numrin e punonjësve, në vend që të marrin kredi në banka me 2.5% interes.

“Ne kemi që mbrëmë, gjithë Shoqatat e Dhomave të Tregtisë, që po bëjmë hulumtimin e gjithë paketave, që qeveritë e tjera kanë bërë për ekonominë. Ne nuk po arrijmë ta kuptojmë akoma si mund të merren kredi për pagat e punonjësve, dhe sa në përputhje me vendet e tjera është kjo. Për pagat e punonjësve nuk mendoj se do ketë sipërmarrje, që në vend që të bëjë shkurtimin e punonjësve, të marrë kredi në banka me 2.5%. Ne duhet të kuptojmë sa i implementueshëm është ky akt normative. Sipërmarrja private shumë shpejt do të dalë me qëndrimin e vet”, tha Jaka.

Pas miratimit të këtyre rregullave, qeveria pritet të lidhë marrëveshje me bankat. A do jenë të gatshme të gjitha bankat për këtë?
Nikolin Jaka: Nga informacionet, sistemi bankar është bërë gati për t’i bërë kërkesë vetë biznesit. Sistemi bankar është më se i gatshëm që të bëjë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë. Kemi të bëjmë me një garanci sovrane, ku risku merret përsipër nga qeveria. Banka do të jetë super e kënaqur me një marrëveshje të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb