Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një deklaratë për media se do të bëhet gjithçka që votuesit shqiptarë të kuptojnë procedurën në fletën e votimit, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ne do bëjmë edhe të pamundurën që votuesit shqiptarë të kuptojnë qartë procedurën në fletën e votimit. Përgjigjet do të merren në përfundim të gjithë procesit dhe zgjedhjeve. Tani e rëndësishme është të kemi gjithë fokusin te shpjegimi i procedurave të votimit”, tha Celibashi.

I pyetur nga gazetarët si “Si ndiheni që jeni kryetari më i pafuqishëm i KQZ?”, Ilirjan Celibashi deklaroi se “Do ua them më 26 prill. Realisht nuk kam asnjë lloj problemi në lidhje me atë se çfarë vendos komisioneri, KAS dhe Kolegji. Ndaj është kjo strukturë e KQZ dhe e administrimit të procesit zgjedhor. Në fund të fundit është Kolegji ai që vendos dhe ne duhet ta respektojmë. Të punojmë për fletën e votimit tani”.

Whatsapp Image 2021 04 05 At 11.33.43 Am (2)
Whatsapp Image 2021 04 05 At 11.33.43 Am (2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb