71 persona me koronavirus janë të shtruar në spitalin e Pejës, ndërkohë që 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që 54 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe 4 pacientë janë në respirator. Sipas njoftimit të spitalit, brenda 24-orëve të fundit janë shëruar tre pacientë nga COVID-19.

“Aktualisht 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa 3 Pacientë janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dytë të gjinisë mashkullore.
259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997 analiza ndërsa janë kryer 9 operacione.”, thuhet në njoftimin e spitalit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: