Ka dalë sot para gjykatës autori i dyshuar për plagosjen e kuzhinierit shqiptar në Greqi. Bëhet fjalë një 52-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë 65-vjeçarin shqiptar. Ngjarja ndodhi në fillim të marsit në Menemeni të Selanikut.

Ndaj 52-vjeçarit është ngritur akuza për tentativë vrasje dhe sot ai do të jetë para hetuesisë ku pritet të kërkojë afat për të kërkuar falje në ditët në vijim.

52-vjeçari akuzohet se ka plagosur kuzhinierin shqiptar për arsye se nuk i kishte pëlqyer mishi në hell.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: