Presidenti francez, Emmanuel Macron ka lëshuar kritika ndaj qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të përmbushur “deklaratat e saj madhështore” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Macron kritikoi politikën e vizave të Mbretërisë së Bashkuar, e cila kërkon që aplikantët t’i bëjnë ato personalisht ose në Bruksel ose në Paris, raporton Guardian.

“Pavarësisht të gjitha deklaratave madhështore…qeveria britanike vazhdoi të zbatonte rregullat aktuale që nënkuptonin se nuk i priste refugjatët ukrainas që donin të arrinin në tokën britanike duke thënë se duhet të udhëtonin qindra kilometra për të aplikuar për vizë,” tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb