TIRANË

Me sa duket policia ka nisur të shthurë rrjetën e krijuar prej grupit të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit dhe të nxjerrë një nga një të dyshuarit.

Imazhi i një tjetër të kërkuarit është zbuluar këtë pasdite nga gazetarja Klodiana Lala. Personi që shihni në foto është Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, të ashtuquajturit “Mjeshtër i grabitjeve”, person me rekorde të theksuara kriminale në fushën e grabitjes në Shqipëri e Greqi.

Eldi Cala
Eldi Cala

Emri i Eldi Çalës doli gjatë hetimeve për grabitjen e 9 prillit, ndërsa u zbulua se roli i tij ka qenë përgatitja e bazës materiale, të paktën deri tani. Kjo pasi, Eldi Çala ishte personi që mori me qira servisin ku dhe filloi realizimi i planit të grabitjes, pasi aty u krijua furgoni i grabitjes spektakolare.

Policia ka arrestuar kushëririn e vëllezërve Çala, Alkond Bengasi i cili është kthyer në bashkëpunëtor të policisë. Vëllezërit Çala janë të dy në kërkim nga policia.
Të dyshuarit e tjerë të grabitjes që janë arrestuar deri tani janë Renaldo Sula, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Oltion Veseli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb