Arbana Osmani nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur, teksa është në pritje të ëmbël me fëmijën e Eduart Grishaj.

Dihet tashmë që çifti mjaft i dashur për publikun shqiptar, por njëkohësisht edhe mjaft i përfolur në mediat rozë, shumë shpejt do të bëhen prindër.

Më herët, Arbana ka treguar se i pëlqen të jetë sa më e rezervuar lidhur me shtatzëninë e saj, por tani këngëtarja ka ndërruar mendje.

Ajo ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël, ku i shihet qartë barku i rrumbullakosur.

Moderatorja ka bërë një ‘selfie’ e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa dorën e mban te barku.

Screenshot 19
Screenshot 19

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb