Sipas një studimi mund t’i shpëtojmë kancerit të zorrës së trashë si tjetër, veçse duke u ushqyer mirë. Në fakt dy janë zarzavatet që shkenca thotë se bëjnë mrekulli: brokoli dhe lakra jeshile.

Studiuesit nga Instituti Francis Crick në Londër zbuluan disa përbërës te dy perimet në fjalë, falë të cilëve zbutet acarimi i zorrës së trashë.

U vu re se konsumimi i lartë i tyre ulte ndjeshëm shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Sugjerohet që të paktën brokolin dhe lakrën jeshile ta bëni pjesë të dietës suaj ushqimore 2 herë në javë.

Përpos tyre, një ndikim pozitiv në shëndetin e aparatit tretës kanë edhe perime të tjera të familjes Brassica: lakra, lule lakra apo lakra e Brukselit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: