Pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me piper nga policia, protestuesit kanë vijuar qëndrimin e tyre para Kuvendit, duke tentuar t’i afrohen më pranë godinës së Parlamentit.

Ndërkohë, deputetët po mblidhen për seancën plenare brenda Kuvendit, ndërsa jashtë vijojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Nga turma janë dëgjuar thirrje të forta ndaj deputetëve, mes tyre edhe akuza e thirrje si “Analfabetë!”, ndërsa qytetarët shprehen se nuk do të tërhiqen pavarësisht ndërhyrjes së policisë.

Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar, me forca të shumta policie të vendosura përreth perimetrit të sigurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: