Nga:Ornela Manjani

Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Madje pronari i vjetër i makinës ka të drejtë të kërkojë rikthimin e pjesës së sigurimit për ditët e mbetura në rast se nuk ka përfituar siguracion gjatë periudhës së sigurimit. Rregulli i ri është përcaktuar në projektligjin e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka mbërritur për shqyrtim në Kuvend.

Sipas nenit 25 të projektligjit ku përcaktohet ndryshimi i pronësisë së mjetit, përcaktohet që pronari i ri duhet të bëjë kontratë të re sigurimi për mjetin, kurse ai që e ka pasur deri dje i kthehen paratë për pjesën e mbetur të periudhës. “Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”,- projektligj. Lajmin e plote e lexoni në linkun bashkangjitur të Gazeta shqiptare.

http://www.gsh.al/2018/06/10/sigurimi-i-makinave-per-shitblerjen-e-mjetit-siguracioni-duhet-bere-nga-e-para/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: