Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar Bashkim Fino.

Xhaçka thekson se Fino ishte simbol i mirësisë, një mik i mirë, njeri i fjalës, por edhe i humorit.

Postimi i minisitres Olta Xhaçka:

Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm.

I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im!

Mungesa jote është e pazëvendësueshme!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: