Edhe pse tashmë u bë rreth një vit që Sindi ka përfunduar eksperiencën e saj në “Përputhen”, inatet dhe hatërmbetjet me produksionin duket se “vlojnë” ende.

Ditën e sotme gjatë një interviste në një media kosovare, Sindi ka rrëfyer disa të pathënë nga eksperienca në këtë program.

Ajo tha se ka ndjerë presion edhe nga moderatorja Bora Zemani edhe nga regjisorja Olsa Muhameti.

Sindi tha se gjatë debateve apo diskutimeve të saj teksa fliste për dashurinë apo xhelozinë, ka vërejtur se Bora ka qeshur me ironi.

Po ashtu ajo tha se programi ka qenë me skenar dhe se në shumë raste konkurrentet e tjera kanë marrë direktiva sesi ta nxirrnin Sindin nga vetja.

“Më ka rastisur që njëherë në një nga debatet e mia më të forta, tani që i kujtoj dhe i shoh gjërat më me ftohtësi një nga asistentet e autores i pëshpërit njëra nga vajzave shiko se Sindi ka takimin dhe mundohu të bësh xhelozen pasi ka dalur në takim me djalin që t’i po del”, tha ajo.

Sa i takon planeve të jetës së saj, Sindi tregoi se bashkë me motrat është zhvendosur në Kosovë, teksa po përgatitet për dy formate televizive. Ajo tha se në Shtator do të nisë një program dashurie, një format i ngjashëm me “Përputhen”, ku do të jetë autore dhe moderatorë.

Sipas saj “Përputhen” promovoi shthurjen e rinisë, ndërsa ajo dëshiron të sjellë vlerat dhe virtytet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb