Këtë javë mbi vendin tonë jetë mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do qëndrojnë konstante.

Gjatë një lidhjeje direkte me “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, sinoptikania Lajda Porja tha se jeni në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.

Porja bën të ditur se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do jenë në rrezik tokat e mbjella.

Sa i përket stuhive, Porja tha shton se nuk do jenë shqetësuese, dallgëzimi në det nuk parashikohet problematik për lundrimin e anijeve, ndërsa fundjava është ideale për pushime.

Lidhur me valën e të nxehtit afrikan që qarkullon në Evropë, ajo thotë se vendi ynë do i kthehet temperaturave të larta javën e fundit të muajit qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: