Pretendohet se regjimi në Siri nuk ishte në gjendje të paguante paga për ushtarët e tij, kështu që disa ushtarë u arratisën dhe u përpoqën të shkonin në Libi për t’u bashkuar me forcat e Khalifa Haftar-it për para.

Sipas informacionit të marrë nga burimet në rajon, regjimi po përjeton probleme të mëdha në pagimin e pagave për ushtarët e tij si rezultat i vështirësive ekonomike në rritje në Siri si pasojë e luftës civile.

Më tej thuhet se shumë ushtarë dhe milici të regjimit në rajonet Hama, Halep dhe Homs po kërkonin të shkonin në Libi për t’u bashkuar me forcat e Haftar-it në këmbim të parave për shkak të ndërprerjes së pagave të regjimit.

Përveç kësaj thuhet se kundër rritjes së inflacionit dhe papunësisë praktika e “shërbimit mercenar” ka filluar të bëhet një formë serioze fitimesh. Gjithashtu pretendohet se Baza Ajrore Khmeimim u përdor si qendër, ku u përpoq rekrutimi i mercenarëve për të shërbyer në Libi, si dhe në Venezuelë.

Më tej theksohet se disa ushtarë dhe milicë që shërbenin në radhët e regjimit u arratisën nga ushtria në mënyrë që të shkonin në Libi në këmbim të parave.

Ndërkaq, në Siri bëhet e ditur se përfundimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është kërkuar si parakushti për të shkuar jashtë vendit si mercenar. Gjithashtu theksohet se disa njerëz që nuk mund të plotësonin parakushtet po përpiqeshin ta kalonin këtë problem duke blerë letërnjoftimet e atyre që nuk e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb