Një tjetër anë e Sirisë ndryshe nga pamjet që jemi mësuar të shohim sa herë flitet për të. Fotot e publikuara së fundmi vijnë nga Damasku, kryeqyteti sirian dhe qyteti më i vjetër i banuar në botë, i cili është vetëm një kilometër e gjysmë larg vijës së frontit në mes të Qeverisë siriane dhe territorit të kontrolluar nga rebelet.

Ajo që ndodh në pjesën më të madhe të territorit, siç duket nuk i pengon këtyre të rinjve sirianë që duket se po shijojnë jetën e natës.

Teksa shumë bashkëkombas të tyre janë nisur drejt Europës, ata shijojnë jetën e natës nën tingujt e muzikës dhe alkoolit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: