TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla i ftuar sot në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut bëri akuza të tjera në drejtim të ambasadorëve, kur tha se në zyrën e tij kanë shkuar të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar.

“Kanë përfituar nga imuniteti dhe statusi që kanë. Në zyrën time kanë imponuar arrestimin e zyrtarëve të lartë, nuk mund të sjellin fakte, nuk janë oficerë. Kanë kërkuar edhe arrestimin e emrave përkatës, për zyrtarë të niveleve të larta.

I pyetur nëse kanë kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, Llalla ka thënë se: “Kanë kërkuar arrestimin për ministra dhe ish-ministra. Vlerësoj që e kanë bërë në bazë të opinioneve që kanë, qëndrimi im ka qenë i prerë, nuk vepron organi i akuzës në bazë të kërkesave të tyre por në bazë të provave”
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb