PRISHTINE- Një person ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi ai akuzohet se ka detyruar dy femra që ti dërgonin atij foto nudo. Mediat kosovare transmetojnë se më pas autori i dyshuar i bënte vajzave shantazh me fotot.

Policia ishte njohur me këtë rast më 21 prill, ndërsa sot u bë e mundur arrestimi i të dyshuarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

“Më 23.04.2016 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke i kanosur dy viktimat femra K/Shqiptare i ka detyruar t’i dërgojnë foto nudo të viktimave me qëllimin që pastaj të njëjtat foto t’i publikoj në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: