TIRANË- Administratorja e kopshtit “Diren” në Sauk, Anjeza Shabani apelon masën e sigurisë arrest me burg të dhënë prej Gjykatës së Tiranës pas dhunës çnjerëzore që ushtronte ndaj një fëmije 3-vjeçar.

Ish-gazetarja ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Apelit ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Administratorja ish-gazetare u arrestua pasi u publikua në emisionin investigativ “Stop” një video e tmerrshme ku ajo dhunonte barbarisht një fëmijë 3-vjeçar me probleme në të folur. Traumat tek i mituri ishin aq të mëdha sa ai zgjohej natën e godiste veten, duke qarë vazhdimisht.

Pas dyshimeve të prindërve, të cilët panë edhe shenja në trupin e të birit, në kopshtin “Diren” u vendosën kamera të fshehta, çka nxorën në pah anën çnjerëzore të administratores Shabani, nënë e një vajze të vogël gjithashtu.

Skandali nuk mbyllet me kaq, pasi ndaj saj janë bërë dy kallëzime të reja nga dy prindër të tjerë që dërgonin fëmijët në këtë kopsht.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb