TIRANE – Restauratorja Lida Miraj ka publikuar dje një foto, ku shihet një punëtor te Tyrbja e Kapllan Pashës në Tiranë me sqepar në dorë. Objekti është monument kulture i kategorisë së parë.


Në foto janë dy punëtorë, njëri nuk dallohet se çfarë bën, ndërsa tjetri ka në dorë një sqepar. “Sapo më erdhi një njoftim se janë parë disa ‘restauratorë ekspertë’, që po ‘restauronin’ Tyrben e Kapllan Pashës.

‘Restaurimi’ po bëhej me çekiç dhe gur fresibël, nën mbikëqyrjen e ‘ekspertëve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve’ të maskuar si shoferë dhe fatorino të linjës së Saukut! Përtej ironisë, ky është kanibalizëm kulturor!”, shkruan Lida Miraj. Nga institucionet zyrtare pritet sot reagimi për rastin.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Etiketa: