Dashi 21 Mars – 20 Prill
Falë Venusit dhe Marsit në qiellin tuaj, parashikohet një mirëkuptim i përsosur në çift në një skenar shëtitjesh qetësuese dhe një drekë në mal, të mbuluar nga bora. Pozicionimi i Marsit do të bëjë që jeni të suksesshëm në gara sportive dhe aktivitete fizike.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Hëna në shenjën tuaj krijon marrëdhënie të mirë me Plutonin dhe Mërkurin, që ndjek një ëmbëlsi të shtuar, një shumëfishim të sharmit tuaj. Do të harmonizoni idetë në një projekt konkret. Do të keni rezultate të mira në studime dhe në shkollë.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Me Jupiterin që ju mbron, mund të mbështeteni te miqësi dhe kontakte konstruktive. Për diçka të jeni të sigurt: jeta juaj është duke evoluar në drejtime më interesante. Me Neptunin armiqësor, kini kujdes nga gabimet në vlerësimin e sjelljeve për të mos gabuar.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin e dashur. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Është koha e përshtatshme për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për të fituar një vend pune që kërkon seriozitet dhe aftësi. Një vendim i papritur do të dalë se është i duhuri kundër çdo parashikimi pesimist. Provojeni!
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Kujdes kujt i zini besë! Pranoni të tregoni besim dhe të bashkëpunoni vetëm me ata kolegë me të cilët e ndjeni se merreni vesh. Me Neptunin që ju pengon, më mirë shmangni çdo lloj tundimi qoftë të vogël, qoftë të rrezikshëm.
Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Një mik i çmuar do t’ju kritikojë. Do t’jua bëjë atë me mirëbesim dhe me shumë politesë, por gjithsesi do t’ju hidhërojë së tepërmi! Tregohuni të arsyeshëm… Lëreni pas të shkuarën dhe jetoni përvoja të reja me entuziazëm të plotë.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Luhatje yjore do të shkaktohen nga pozicionimi i Hënës te Demi. Do të sprovohet lidhja juaj në çift me zënka dhe qortime. Më në fund do të hyni në lojë me një bashkëpunëtor, duke sjellë bashkë me të një strategji fituese.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Këshillat e një personi të ditur dhe autoritar do t’ju ndihmojnë të çliroheni nga disa shqetësime të brendshme dhe do të vazhdoni me vendosmëri në rrugën tuaj. Saturni në shenjën tuaj ju dhuron një racionalizëm të qenësishëm. Jini mirënjohës!
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Plutoni dhe Mërkuri në qiellin tuaj krijojnë kontakte të shkëlqyera me Hënën te Demi dhe ju ndihmojnë të zhvilloni në qetësi projekte shumë premtuese. Do t’ia dilni të organizoni një hapësirë ku të qëndroni të vetëm dhe të meditoni, por edhe ku të zbaviteni me shoqërinë.
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Jeni shpërndarë në shumë fusha. Ndiqni objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë. Mos vallë për hir të kësaj po lini mënjanë dashurinë? Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Mund të realizoni programe të këndshme me miq të vjetër e të rinj. Ndërsa zbaviteni, do të dini të jeni edhe të dobishëm për të tjerët. Duke qenë se të merreni me të njëjtat gjëra ju duket e mërzitshme, atëherë gjatë punës shpikni diçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb