MAQEDONI- Ndërsa dy skuadrat, Kombëtarja shqiptare dhe ajo e Maqedonisë kishin zbritur në fushën e lojës për stërvitjen e fundit, diçka ndodhi me tifozët shqiptarë.

Sipas raportimit të gazetarit Jeton Selimi për “News 24 “dhe “BalkanWeb” ndonëse kishin mbi një orë që kishin mbërritur në dyert e stadiumit Strumicës, tifozët shqiptarë kanë hyrë brenda tij, pak para se të fillonte sfida. Ata i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.

Mësohet se policia maqedonase ka hapur të gjithë parullat e tyre për të studiuar çfarë ka të shkruar, si dhe kërkon që secili të ketë dokument identifikimi me vete, para se të hyjnë në stadium.

Më herët, tifozët maqedonas kanë vërshëllyer dhe sharë futbollistët shqiptarë që kishin dalë për nxehmje, veprim të cilin e përsëritën edhe kur nisi ndeshja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb