UEFA ka publikuar ndarjet e grupeve për shortin e turit të parë paraeliminator të Ligës së Europës, ku marrin pjesë edhe tri skuadra shqiptare: Partizani, Luftëtari dhe Laçi, si dhe skuadra shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi. Ndarja ka qenë e pamëshirshme për skuadrat shqiptare, pasi duke iu referuar kundërshtarëve të mundshëm, të tre ekipet nga Shqipëria kanë pak shanse, por kundër kanë edhe shtrirjen gjeografike.

Partizani dhe Laçi rrezikojë transfertat e largëta në Kazakistan dhe Azerbajxhan, ndërsa Luftëtarin goglat mund ta dërgojnë deri në Islandë. Shorti i Ligës së Europës hidhet më 20 qershor, ora 12:00, në Nion të Zvicrës. Të gjitha skuadrat shqiptare renditen te pjesa e jofavoritëve në grupet ku janë ndarë, pasi kanë koeficient të ulët. Partizani renditet tek ekipet jofavorite në grupin 3, teksa përballë mund të ketë Mariborin, Trençin, Vitorulin, Neftçin dhe Tobolin.

Luftëtari gjendet në grupin 5, po tek ekipet jofavorite dhe përballë mund të ketë Hafnarfjodur, Nordsjeland, AIK, Ventspils dhe Shaktjor Soligorsk. Gjirokastritët mund të përballen në këtë tur me ekipin e Elis Bakajt, që u transferua në shkurt në Bjellorusi te Shaktjor Soligorsk. Ndërsa Laçi gjendet në grupin 6 dhe mund të ndeshet ndaj Osijekut, Makabi Tel Aviv, Sarajevos, Anorthosis dhe Kairat Almati.
shorti
Gjithashtu, në këtë fazë gjendet edhe skuadra shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi, e cila e sheh veten në grupin e dytë te jofavoritët dhe kundërshtar të mundshëm mund të ketë: Domzhale (Slloveni), Gabala (Azerbajxhan), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), Rejnxher (Skoci), Apollon Limasol (Qipro)

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/rivalet-e-mundshem-te-shqiptareve-ne-ligen-e-europes-priten-ekipe-te-veshtira/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: