UEFA dje njoftoi zyrtarisht ekipin e Skënderbeut për dënimin me 1 vit përjashtim dhe 100 mijë euro gjobë. Por ky vendim nuk është përfundimtar. Skenderbeu sot ka apeluar në CAS, gjykatën Sportive të Luzanës dënimin e dhënë dje nga UEFA.


Pas njoftimit që i bëhet klubit nga CAS, ky institucion e jep vendimin brenda 21 ditësh nga dita që ka bërë njoftimin për pranimin e ankimimit. Citynewskontaktoi zyrtarisht me zyrën e publikut në Luzanë, ku ndodhet edhe selia e CAS, dhe morëm të gjitha sqarimet dhe detajet në lidhje me ecurinë e mëtejshme të cështjes Skenderbeu.


Në R32 pra pikën 32 të rregullorës të CAS thuhet se “afati fillon nga dita e nesërme që në të cilën njoftimi nga CAS është pranuar. Festat zyrtare dhe ditë jo pune janë të përfshira në llogaritjen e afateve kohore. Me kërkesë me arsye të justifikuara dhe pas konsultimeve me palën tjetër (ose palë), ose Kryetari i Panelit, ose, në qoftë se ai / ajo ende nuk është emëruar, Presidenti i Divizionit përkatës, mund të zgjasë afatet e parashikuara në këto Rregullat procedurale, me përjashtim të afatit për paraqitjen e deklaratës së apelit”.


Në rastin e Skëndebeut vendimi pritet të jepet përpara datës 20 qershor 2016. Në këtë datë hidhet shorti i kalendarit të ndeshjeve të Champions League. Ky kalendar pritet të përfshijë dhe të zbulojë edhe rivalët e Skënderbeut. Është pikërisht kjo datë e cila detyrin CAS të japë një vendim jo sipas afatave të saj maksimale prej 21 ditësh, por nga sot që është dorëzuar apelimi deri në datën 20 qershor janë 13 ditë. Por CAS ka edhe të drejtën e refuzimit të pranimit të dënimit dhe kjo po sipas këtyre afateve.

CAS pritet të japë një vendim përpara datës 20 qershor, kjo për faktin se në rast se UEFA në bazë të vendimit të saj e përjashton Skenderbeun nga shorti dhe më pas CAS vendos që Skënderbeu është pa faj, qeveria e futbollit europian duhet ti paguajë ekipit korçar shumën totale të fituesit të champions league, ose fitimin e munguar të përllogaritur për përjashtimin e padrejtë nga Champions League. Kjo e fundit ka shumë pak gjasa të ndodhe.

Nga sot CAS numëron orët dhe ditët me shpejtësi për të dhënë datën dhe vendimin përfundimtar për 6 herë kampionët e Shqipërisë.
(er.shk/BalkanWeb)