Vildane Zeneli, e cila së fundmi ka vizituar trojet shqiptare, gjatë ditëve të fundit ka pushtuar vëmendjen e mediave rozë. Modelja e famshme është komentuar për ndryshimet në fizikun e saj. Fundshpina e saj sensuale ka bërë që modelja të jetë objekt diskutimi në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale, madje disa foto në rrjetet sociale tregojnë edhe dallimet në linjat e Vildanes. Por kjo e fundit, përmes llogarisë në “Twitter” ka reaguar, duke i përgënjeshtruar thashethemet se ka bërë operacione plastike për të zmadhuar fundshpinën. Vildania, për të ilustruar tezën e saj, ka zgjedhur disa foto të para katër ose pesë viteve, përkrah të cilave ka shkruar: “Të shohim: Ky katalog është publikuar 4-5 vjet më parë, por Vildane e paska fryrë b…n tani? Kjo nuk ka kuptim!”, duke nënkuptuar qartë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje kirurgjikale për të lakuar format.
(er.nu/summerpages/BalkanWeb)


Etiketa: