Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët ndanë shqetësimin për situatën që po kalon arsimi shqiptar muajt e fundit dhe masat që janë marrë për mbrojtjen e shëndetit të mësuesve dhe nxënësve në ambientet shkollore.

Mësuesit u shprehën se s’kanë marrë asnjë lloj shpërblimi për orët e shtuara gjatë javës. Mësuesit u shprehën se ata gjenden krejtësisht të pambrojtur nga rreziku i vazhdueshëm nga infektimi me COVID-19.

Nga ana e tij kryedemokrati Basha premtoi për ta trajtim mbrojtës njësoj si kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve.

Lulzim Basha: Së pari ju uroj mirëseardhjen në këtë takim. Kam kënaqësinë të jem në mesin tuaj, sigurisht duke respektuar distancat, që të gjithë me maska që për fat të keq është rutina e përditshme e çdokujt, e në veçanti e juaja, e mësuesve të sistemit parauniversitar të shkollave 9-vjeçare dhe të shkollave të mesme, nga e gjithë Shqipëria që jeni mbledhur në këtë takim. Gjatë këtyre ditëve, kam marrë takime me pedagog të universiteteve, me profesionistët e shëndetësisë, mjekët e familjes, profesorët që janë në krye të përpjekjes për t’u përballur me pandeminë. Me pacientët që e kanë kaluar pandeminë. Me sipërmarrjen, me farmacistët. Por gjykoj se ky është momenti për të folur me ju si përfaqësues të një prej grupeve më të mëdha të rrezikuara, të ekspozuara dhe që përballeni ditë për ditë me rrezikun e pandemisë, në veçanti prej 14 shtatorit e këtej, kur janë hapur shkollat, që është grupi i, mësuesve shqiptar. Nuk është takimi i parë që bëj me ju, me përfaqësuesit e mësuesisë shqiptare.
Për fat të keq të gjithë e dini dhe të gjithë keni vëmendje të madhe dhe trishtim infeksioni që po përhapet. Në qoftë se ju referohem disa shifrave që kam këtu përpara që nuk janë të plota bëhet fjalë për mbi 100 mësues të prekur me covid në Korçë dhe dy ditët e fundit 250 nxënës po në Tiranë të prekur ose të karantinuar dhe afro 100 mësues.

A mund të ishin shmangur këto? A mund të ishin shmangur këto raste tragjike dhe ky infektim masiv?
Ne i propozuan që në fillim qeverisë të ndërmerrte disa hapa. Së pari, të bënte testimin masiv të mësuesve. Nuk e shpikëm ne këtë. Ky është procesi që ndoqën në Kosovë autoritetet. Çfarë na mungon në krahasim me Kosovën që mos të bënim kaq, të paktën kaq kur buxheti ynë në vlerë absolute është pothuaj dyfishi i buxhetit të Kosovës, buxheti i shtetit dhe pastaj testime periodike. Së dyti të merrnin masat minimale për ambiente të sigurta, dezinfektimin e ambienteve, ujin e rrjedhshëm që vazhdon të mungojë. Këtej thuhet që një nga hapat kryesorë është higjiena personale, si mund të kesh higjienën personale kur 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

Ndaj të gjitha këto takime kanë 2 qëllime. E para të vetëditësojmë dhe të sensibizojmë njëri tjetrin sepse në veçanti në kushtet kur qeveris i ka dale jashtë kontrollit pandemia, kur ka dështuar me menaxhimin e pandemise. Së dyti në një shoqëri nuk ka mënyrë tjetër për të kërkuar të drejtën se sa për të ngritur zërin, për të sensibilizuar ata që kanë në dorë vendimmarrjen qoftë dhe për aq kohë sa e kanë dhe për ti kërkuar jo favour për të bëjnë detyrën të paktën në këtë situatë që ndaj jetën nga vdekja për mijëra bashkëqytetarët tanë të bëjnë detyrën e tyre. Ndaj as jam mjaftuar dhe as do mjaftohem me denoncimin e situatës por i kemi vënë në dispozicion përsëri propozime, zgjidhje, një plan me 5 fushat kryesore. Fusha e parë padiskutim shëndetësia. Fusha e dytë ku kemi bërë propozimet tona tash 6 javë që prej 29 Shtatorit është fusha e arsimit. Ndoshta e kam gabim. Ndoshta masat janë marr. Ndoshta e ekzagjeroj unë, mediat dhe opozita. Prandaj jemi bashkë këtu për të dëgjuar drejtë përdrejt nga goja jua problematikën konkrete që hasini në punën tuaj të përditshme.

Arjan Peraj: Arjan Peraj mësues në Shkodër, drejtues I Sindikatës së Pavarur I Arsimit (SPA)në rajon dhe zv. President i SPA, ju faleminderit për ftesën. Unë nuk kam çfarë ti shtoj fjalës tuaj shteruese në këtë drejtim por dy-tri gjëra teknike të cilat japin pasoja të mëdhaja për jetëgjatësinë dhe mbarëvajtjen e komunitetit të nxënësve dhe mësuesve në ditët në vimë dhe po ta them. Drejtimi despotik që I po I bëhet arsimit në këto 7 vite, ka bërë që shpesh herë mësuesët dhe kolegët tonë padashje të fshehin rastet kur janë sëmurë. Frika që nga shatori, e orëve mangut për largimin e nxënësve dhe frika e presioni I vazhdueshëm për largime nga puna, ka bërë që shumë mësues nga frika se mund të zëvendësohen dhe nuk kthehen më në arsim e fshehin faktin që po kalojnë ose që e kanë kaluar COVID-in dhe kjo është fatkeqësia më e madhe. Dje në takim dhe me kontakte telefonike me shumë kolegë të mitë për të marrë informacion për sot, kam mësuar që shumë vetë mungojnë që mësues e kolegë mungojnë në shkollë dhe gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID dhe përveç se kanë frikë e zërit të vendit dhe familjarët e tyre që punojnë taksist në biznese të tjerë janë detyruar të mbyllin dhe të ngelin për bukën e gojës. Kjo ka sjell një kakofoni dhe një katrahurë në marrëdhëniet dhe në vazhdimin e punës ndërmjet drejtuesave të papërgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe mësuesve. Një problem tjetër shumë I madh të cilin ne në qytetet jo Tirana por në qytetet urbane dhe rurale që e hasim tepër është edhe transporti I mësuesve. Mësuesit shkojnë me furgona edhe me autobusa pa asnjë kusht të protokollit, pa masa mbrojtëse, një maskë në një autobus që mund të ketë mbi 40 vetë nuk ka se si të ruhet protokolli apo te furgoni 15 vendesh. Kjo është e tmerrshme sepse kanë udhëtuar drejtuesja shkollës në “Vaun e Dejës” e cila nën drejtoreshë e shkollës ka infektuar të gjithë kolektivin dhe e kanë kaluar si e kanë kaluar dhe qe fati se ndodhi në muajin shtator. Ndoshta në Tiranë i del dikush me shumë zot por në cepat e Shqipërisë ,mësuesat janë të trysnuar dhe thashë drejtimi …… që po i bëhet arsimit shqiptarë në këto vite nuk e di se ku do ta kenë përfundimin. Ju falemnderit.

Alketa Luga: Përshëndetje. Së pari zoti Basha dua tju falenderoj për mundësitë që na krijuat për të qenë këtu sot për të thënë problemet tona apo mendimin tonë. Unë vij nga Fieri Alketa Luga mësuese në gjimnazin Janaq Kilica. Kemi filluar një vit të vështirë, kemi qenë të vetëdijshëm që do të kishim sfida në këtë vit pandemie gjithsesi e filluam me besimin se do t’ja dalim mbanë edhe me atë vullnetin, pasionin e dashurinë që kanë mësuesit për punën por ky vullnet ky pasion kjo dashuri për punën më duket sikur keqpërdoret nga qeveria. Keqpërdoret në formën kur mësuesit i shkelen të drejtat e siguruara në legjislacionin për arsimin parauniversitar, shkelet tek e fundit apo rrezikohet shëndeti deri tek jeta e mësuesit dhe ajo që është po aq e rëndësishme nuk vlerësohet puna e mësuesit. Problemet pak a shumë u përmendën se cilat janë unë po e filloj me atë që ne jemi hasur secili prej nesh këtu çdo ditë. Ngarkesa e tepërt mësimore që nuk na tremb por nuk është vlerësuar sa duhet secili prej nesh këtu a dhënë dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë. Në qoftë se një mësues ka dhënë më pra mësim në 5 klasa tani jep në 10 klasa, në qoftë se ka dhënë 20 orë mësim tan jep 40 orë mësim dhe është dyfish i punës pavarësisht se shpeshherë na llogaritet ajo ora e mësimit me minuta sikur punojmë më mëditje. Ndërkohë ora e mësimit 45 minuta, 30 minuta për mësuesin ka të njëjtën ngarkesë, që do të thotë është dyfishi i ngarkesës, i lodhjes që nuk vlerësohet me dyfishimin e rrogës, përkundrazi kanë gjetur një pagesë për orë për mësuesin duke llogaritur minutat, çdo minutë dhe mësuesi paguhet me një pagesë që akoma është me një udhëzim të ministrisë së Financave të vitit 2002, ndërkohë që rrogat e mësuesit kanë ndryshuar.

Nuk përkon me pagën reale sot të mësuesve, paguhet deri 7 orë në javë ndërkohë që ka mësues q bëjnë deri në 8 orë suplementare në javë edhe 9 orë, edhe 10 orë, po nuk e di nga e kanë gjetur një urdhër të brenshëm të financave jo më shumë se 7 orë, për të mos llogaritur pastaj që mësuesit në këto 7 vjet jo vetëm që rroga është rritur deri në 3 mijë lekë të reja afërsisht, por nuk kanë marrë asnjë lloj shpërblimi dhe nuk bëhet fjalë që në kushtet e vështirësisë së punës të marrin shpërblime aq më tepër këtë periudhë. Nuk bëhet fjalë d.m.th që mësuesi të vlerësohet dhe aq më tepër ti garantohet shëndeti dhe jeta. Unë dëgjova zv.ministren e Financës që pohoi që shkollat ende nuk janë vatra infeksioni, por realiteti është krejt ndryshe. Vetëm në gjimnazin tonë Janaq Kilica janë rreth12 mësues tani që janë të infektuar me virus. Ka pasur raste të infektimit të nxënësve, ka pasur raste ku nxënësi kanë munguar me temperaturë dhe janë rikthyer në shkollë me raport si shenjë gripi. Nuk është bërë asnjë lloji tamponimi, asnjë lloji testimi për kontaktet që kanë pasur mësuesit e infektuar me mësuesit e tjerë. Na thonë që ka shërbim shëndetësor. Fillimisht javën e parë ishte një infermier në shkollë, tani nuk vjen më. Absolutisht jo. Masin temperaturën mësuesit e shkollës që nuk e kanë për detyrë, që janë dhe ata vetë të rrezikuar, me termometra se nuk është për të qeshur por me termometra që e nxjerrin temperaturën herë 28, herë 45 që nuk funksionojnë. Domethënë bëhet krejtësisht formal. Është domethënë, masat që janë marrë janë gjysmake ose të paktën janë të tilla që nuk e garantojnë shëndetin dhe sigurinë e mësuesve në shkollë. Edhe njëher ju falenderoj. Janë shqetësime që vijnë prej mësuesve të tjerë, prej kolegëve tanë. Kemi raste mësuesish të infektuar dhe jeta e cdo mësuesi që po vazhdon punën sot është e rrezikuar.

Rudina Alla: Jam Rudina Alla nga qyteti I Elbasanit. Mësuese jam në bashkinë e Belshit. Problemi që unë kam hasur sot pikërisht ishte vajza ime e cila më tha, mësuesja ime mungonte tha dhe mësimin unë e kam bërë tha me mësuese praktikantë. Si ka mundësi. Po, po vajta në Elbasan. Tani ministria na ka premtuar që janë 1000 mësues në dispozicion për të zëvendësimin e këtyre mësuesve që dalin me Covid. Atëherë ku janë këto mësues? Përse pikërisht këta mësues zëvendësohen nga praktikant të cilët nuk kanë, jo vetëm që nuk janë future as në portale por ende janë në proçesin e vazhdimit të shkollës së lartë, patjetër. Këtë e kam edhe nga shkolla të tjera si problematik ku mësuesit janë identifikuar me Covid dhe nuk janë zëvendësuar. Pra vazhdojnë ta japin mësimin dhe këtu është rasti im konkretisht sepse unë para 2 muajsh, im shoqe është mjekë dhe u identifikua me Covid dhe mua mu desh të izolohesha bashkë me familjen time dhe përveç masa qe që nuk, qeveria ishte inekzistente ku mua mu desh të shpenzoja shumë të konsiderueshme parsh por pësimdhënien e bënë koleget e mia u zëvëndësova për atë periudhë dy javorshe. Problem tjetër është në një shkollë të Elbasanit sot janë identifikuar 7 mësues me covid-19 pjesa tjetër kanë bërë dhe tampon në një shkollë madje mund ta them dhe me emër Abdyl Paradhoj dhe tani pjesa tjetër e stafit nuk është nënshtruar tampon, po mirë nga mund ta dimë ne që këto mësues nuk janë mbartës të virusit. Si veprohet në këto raste? Pra roli I shtetit është inegzistent flasin nëpër media por gjithmonë çka është një gënjeshtër asgjë nuk është e vërtetë

Mësuesi: Vij nga Berati jam kryetari ish-shoqatës së personave me aftësi të kufizuara.
Berati ka një sërë problematikash si në gjithë Shqipërinë. Unë do ta nisja në atë që unë ndjej dhe has mua në kurrizin tim, përshtatmëria, sepse ne kemi fëmijë me aftësi të kufizuara, kemi shkolla të papërshtatshme që vejnë persona me karrige me rrota, nuk kanë përshtatshmëri. Vete fëmija në klasë të parë fare mirë sistemi mësimor, drejtoria i ofron në katin e parë kalon në klasën e dytë e çon në kat të dytë apo në kat të tretë, janë detyruar që i kanë hequr nga shkolla, do me thënë barrierat janë fizike absolutisht. Do t’ju sjell një rast unë me profesion jam psikolog, jo psikolog shkollor po klinik. Në shkollën afër shtëpisë time para dy javësh mësuesja doli me Covid dhe bëri tamponin dhe unë marr në telefon drejtoreshën e arsimit dhe i thamë këta nxënës po rrinë pa shkollë. I thashë si do bëhet, mësuesja Kapedan tha kush të tha, moj unë e di se i kam në shtëpi e kam shumë mirë. Atëherë filloi të më bërtiste, mirë thashë s’ka problem. 10 ditë pa mësim fare, e them me përgjegjësi të plotë. 4 ditë kanë marrë online domethënë tek-tuk e kanë filluar ditën e hënë në datë 9 mësim. Kjo është mungojnë mësues mbështetës, mungojnë psikologët shkollor. Një mësues, bile Berati ka katër apo pesë psikolog. Domethënë, i bie 4-5 shkolla, apo diçka më tepër.

Lulzim Basha: I gjithë qarku?

Mësuesi: Jo, qyteti i Beratit. Flas për qytetin, se qarku futet Kuçova, Skrapari, Ura Vajgurore.

Mësuesja: Aida Sema shkolla “4 dëshmorët”, qyteti i Lushnjës. Jam në një shkollë që faktikisht është rikonstruktuar kohët e fundit, por shqetësimi im nuk është vetëm në shkollën time, është në shkollat e gjithë qytetit. Lushnja, sidomos në nëntor ka një prekje shumë të madhe masivë të qytetarëve nga ky virus. Shkollat e gjimnazit, mësuesit, janë të prekur. Tani pikërisht kurohen 18-20 mësues në infektivin e spitalit të Lushnjës, plus edhe të tjerët që ndodhen edhe në shtëpi. Që dihet që të gjitha këto kurohen.

Lulzim Basha: Me COVID?

Mësuesja: Po, po, po, me COVID.

Lulzim Basha: Janë në Lushnjë?

Mësuesja: Janë në Lushnjë, që marrin mjekimin në spital dhe kthehen sërish në shtëpi sepse faktikisht spitali është bërë si, mos ta thuaj, po frika ka ardhur e madhe, është quajtur si ato dushet e nazizmit. Aq tmerr kanë marrë edhe qytetarët sot. Kështu që spitalin e shikojnë si një tmerr, jo si një shërim dhe shpëtim. Unë jam e prekur sepse ditën e enjte një nga koleget tona të qytetit të Lushnjës, ka humbur jetën. Kemi edhe mësues të tjerë të cilët kurohen, nuk janë deklaruar. Jo vetëm që nuk deklarohen, por izolimi i këtyre rasteve, nuk është bërë testimi, nuk është bërë testimi që ishte i domosdoshëm, por shkolla vazhdon punon mësimin si të ishte diçka normale. Por jo vetëm tek shkolla “Jani Nushi”. Kemi edhe mësues të prekur në shkollat e tjera të gjimnazit, siç është “18 Tetori”, kemi të prekur në shkollën “Foto Puka”, “Skënder Libohova” që janë edhe shkollat e qëndrës që kanë një numër më të madh fëmijësh.

Tani nuk jemi vetëm përcjellës por jemi edhe mbartës, d.m.th kjo është në të dyja palët. Prandaj që dalja nga situata, mos marrja e masave, dezinfektimi i shkollave sepse çdo gjë duhet të fillojë nga “a”, vetëm një hallkë e zinxhirit të këputet dhe çalon e gjithë proçedura. Kështu që mos i përsëris prapë, qyteti I Lushnjës është me gjithëmend shumë I frikësuar nga situata dhe kuptohet fare qartë që çdo gjë ka dalë nga kontrolli. Duam një menaxhim më të mirë të situatës sepse shikojmë edhe shtetet e tjera që vetëm menaxhimi I mirë situata të kalojë më përpara . Punojmë duke e ditur që po përballemi me virusin, po përballemi me një vështirësi shumë të madhe sepse ne jemi prindër por kemi edhe prindër. Kjo është edhe frika jonë më e madhe. Ju faleminderit.

Irma Marku: Unë jam Irma Marku, jam mësuese në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë. Çfarë kam vërejtur unë si problematikë. Ne jemi gjimnazi më i madh kam përshtypjen në gjithë republikën. Kemi tre turne sepse, kemi tre turne në këto momente. Ne kemi funksionuar me dy turne, çka do të thotë që vitet e para e kanë kryer procesin pasdite tërë kohës. Tani në këtë situatë ne jemi të detyruar të punojmë me tre fasha orareve. As që bëhet fjalë për orarin e ndërmjetëm për dezinfektimin e klasave. Nuk diskutohet se ka mungesa stafi që të sjellin mësues zëvendësues. Absolutisht nuk ka asnjë lloji informacioni që për sa i përket edhe popullatës dhe qytetarëve. Mua si mësuese kujdestare përveç se nuk më paguhen orët kujdestari, nuk janë përfshirë në normë përveç dyfishimit të normës. Në shkollën tonë ka një specifikë orët e kujdestarisë nuk janë përfshirë. Absolutisht përveç kësaj kemi parasysh që me dyfishimin e orëve ndarja e klasave, neve na duhet që ta bëjmë dyfish punën kujdestari. Absolutisht dhe kjo nuk është pjesë e pagesës as në normë dhe as si orë suplementare që ha goxha debat. Veç kësaj mua më duhet që në çdo orë të ditë t’ju jap informacion prindërve, mbase është rasti i vetëm në tërë republikën tonë që arrita të karantinoj një grup të klasës. Pikërisht pata një nxënëse të klasës të infektuar me Covid, e diskutova sepse ne funksionojmë me ëhatsapp, jemi shkolla e ëhats app-it. Aty në grupet e klasave duhet të raportojmë çdo ditë mungesat dhe unë guxova dhe shkrova: Më fal ky raportim te çon diku? Unë kam një nxënëse të deklaruar në fundjavë me Covid dhe më paraqesin simptoma të dyshimta dhe tre nxënës, atëherë do karantinohet klasa.

Me ç’duket si pasojë e procesit zinxhir të frikës të javës së parë të denoncimit publik u detyruam, u bë takim midis stafit drejtues, mjekut te shkollës që në këto momente ai është i karantinuar dhe u realizua bashkë me prindërit, përfaqësuesit që të karantinohet grupi mirëpo has një ngërç shumë të madh kjo situatë sepse realisht nuk kemi një plan konkret as ne si mësues dhe as prindërit si të veprojnë. Mua më pyesin prindërit çfarë duhet tê bëj unë nëse fëmija është me Covid se do të mbesi mbrapa. Nxënesja që ka ardhur jo më larg se dita e hënë në klasë mbas katër javë mungese, pra kontakti i pare i klasës time, ka mbetur mbrapa sepse tëre mësuesët kanë zhvilluar provime, ministres me shkrim dhe ajo nuk mundet dot ti realizojë deri në përfundimin e semestrit të parë por realisht jemi në një situatë të pakuptimtë mbi një pikëpyetje si duhet të veprojmë. Nuk dua ti hyj diskutimeve të tjera, debati është shterues, kolegët i nxorën shumë bukur sa i përket minutazhit të llogaritjes të orëve apo dhe vetë në fakt Alketa tha keqpërdorje, ne ndjehemi të shpërdoruar zoti Basha, mësuesit ndjehen të shpërdoruar. Sepse jemi përdorur për fasadë, jemi përdorur fuqishëm në periudhën e mbylljes , në fazën e parë në mars, video pa fund, punë kolosale nga ana e mësuesve, funksionimi i procesit mësimor dhe në fund fare kemi një tallje të madhe. Mundi, sakrifica jonë shkenca arti që ne bëjmë të pasurit në duart tona të ardhmes së vendit është paguar me minuta. Është e turpshme.

Mësuesi: Më vjen shumë mirë këtu që jam ose që ju jeni me ne që quhemi ndryshe proletarët e intelektualëve. Unë nuk do të shtoj asgjë më tepër nga ato çka kanë thënë parafolësit. Problematikat e arsimit janë të jashtëzakonshme. Neve kemi që në muaj Mars të 2020, para 8 muajsh që këto problematika i kemi ngritur edhe në televizione, edhe në gazeta, edhe në rrjete sociale, edhe në portale. I kemi adresuar edhe te opozita e sotme. Unë vetë doja që t’ju ngrija juve një problem I cili mendoj se nuk u ngritë këtu nga kolegët. Që të gjithë e dimë që arsimi në Shqipëri ngrihet mbi dy shtylla mbi arsimin publik dhe mbi arsimin jopublik. Në qoftë se arsimi publik mire apo keq paguhet ose keq paguhet, arsimi në privat, arsimtarët në jopublik në rast se do të kemi një mbyllje dhe do të kalojmë sërish në një vit të ri ëhatsap-i apo internetik apo ku di unë se si, le tja vëmë ne emrin si të duam. Në se kalojmë në mësimin, këta janë një shtresë jashtëzakonisht e rrezikuar jo aq shumë nga pronarët e shkollave private nga administratorët e tyre se sa edhe nga një braktisje totale që qeveria do të ketë ose ka, që nuk I parashikon fare këta si mësues. E në fund të fundit këta mësues dhe këta pronar të shkollave private nuk janë gjë tjetër përveçse taksa pagues. Nga ato para të cilat merren nga nxënësit në privat paguhen taksa, tatime ndaj shtetit, paguhen siguracione paguhen dhe këta mësues. Dhe në qoftë se shteti nuk do të dali, apo ministri apo vetë kryeministri le të themi, në qoftë se ju nuk do ta detyroni ose do ta ngrini këtë si problem që edhe këta mësues të jenë në atë kategori të atyre shtresave në nevojë se janë vërtet shtresa në nevojë atëherë arsimin e ka marrë lumi.

Alfons Arrizaj: Unë jam Alfons Arrizaj, jam pedagog dhe i përfshirë prej shumë kohësh në arsimin parauniversitar. Të tjera probleme arsimi në këtë situatë COVID-i që po ushtrohet mësimdhënia çfarë kam hasur ka qenë, në shumë shkolla për të njëjtën lëndë punohet me tekste që nuk kanë të njëjtin plan mësimor nga ministria dhe mësuesit kanë kokëçarje të madhe, kanë vuajtje të madhe. Prej vitesh janë prishur kolona të programeve të ndërtuara më vite. Ato nuk kanë më cilësi, ato nuk ruajnë më atë markë që kishin shumë vote me radhë. Ka shumë probleme që mësuesit janë të mërzitur, janë të shqetësuar vazhdimisht në këtë periudhë.

Enkeleda Skënderi: Unë jam Enkeleda Skënderi, mësuese në Tiranë në gjimnazin “Arben Broci”. I trajtuam të tëra, me termometër me të tëra, të tëra. More një pako aspirina të ketë në shkollë për ti ardhur në ndihmë një mësuesi, te infermieria apo ku di unë. Kurse mungesat më ka bërë habi, mungesat do jenë nga mësuesi dezhuri, do jenë nga stomatologu e shkollës, do jenë edhe nga infermierja e shkollës. Unë nuk e kuptoj pse janë kaq shumë statistika kur për një mësues që ka kaq vite punë, qoftë edhe ai i riu, po marrim më shumë se 25 apo 26 vite punë është I lodhur fizikisht, mendërisht, psikologiikisht. Prandaj, këto janë probleme që na përkasin të gjithëve. Ndoshta jemi këtu kaq, për shkak dhe të kovidit por ka aq shumë e aq shumë për mësuesin. Shpresoj që situata të ndryshojë, shpresoj që gjërat të jenë më të mira.

Mësuesi: Unë jam Ramazan Fejza, “Shkolla e Kuqe” Tiranë. Dy çështje dua të trajtoj. Infektohen mësues me kovid dhe asnjeri nuk vjen të na bëjë tamponin ne të tjerëve. Me javë të tëra presim të na bëjnë tamponin dhe nuk vjen njeri. Çështja e dytë…

Lulzim Basha: Sa kolegë janë me Covid?

Mësuesi: Me Covid janë 3 kolegë, 2 në ciklin e lartë dhe 1 në fillorë por s’ka ardhur asnjë të na bëjë tamponin ne të tjerëve.

Lulzim Basha: Ju keni qenë në kontakt me ta?

Mësuesi: Po, aty në një tavolinë rrimë në sallë të mësuesve. Pavarësisht maskave që mbajmë po ne çdo gjë e prekim bashkë e diskutojmë bashkë. Çështja e dytë, një praktikë e gabuar që ndiqet në shkolla ka vite, këto 7 vite të paktën , që mungojnë mësues gjatë vitit shkollor me javë, me dy javë apo tre javë por thonë 2 javë duhet të zëvendësohet nga ju që jeni kolegë. Po si mundem unë i matematikës të zëvendësoj një mësuese të historisë, apo ai i historisë të më zëvendësoj mua, pra dy javë nxënësit futet te matematika futet te futet matematika apo muzika ky është një zëvendësim formal që besoj duhet të marrë fund.

Mark Laska: Unë quhem Mark Laska mësues në shkollën “Hasan Koci” në Durrës. Shkolla jonë është prishur nga tërmeti do përmend vetëm dy problem të vogla. E para është që sistemi arsimor duke filluar nga drejtorët e mësuesit, drejtohet me urdhra dhe jo me ligje, kjo për mendimin tim duhet që ti vihet frerë. Miratojmë ligje, ndryshojmë ligje, u miratua në 2012 ligji, punohet me udhëzime, punohet me urdhra autoriteti nuk ka si forcohet I mësuesit, cilësia tek mësimdhënia cilësia te nxënësi normalisht që do bie në qoftë se ne nuk do të bëjmë ndonjë strategji afatgjate nuk do punojmë me ligje nuk do të mblidhemi nuk diskutojmë e nuk do të debatojmë këto si problem sepse si qeveria mund të diskutojmë kudo por gjithë problem është që dalin me vendime dhe problemi është që duhet të kthehen në ligje. Faleminderit për kohën, faleminderit për durimin që patët të na dëgjoni.

Lulzim Basha: Ju falenderoj unë ju për kohën që ndatë, keni ardhur pas një dite tjetër të gjatë e të vështirë, j’ua mirëkuptoj dyfish,, tani dy gjëra dua t’ju them emergjenca padyshim është pandemia sepse kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Këtu ne prej fillimit kemi kërkuar edhe do vazhdojmë të kërkojmë që ju të keni trajtimin që kemi kërkuar dhe për mjekët dhe infermierët. Trajtim mbrojtës do të thotë depistimi, pra testimet tuaja të vazhdueshme je kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve dhe kjo është arsyeja që prej fillimit kërkova testim masiv të gjithë mësuesve kur fillojë sezoni arsimorë, dhe prapë do insistojë, do ta ngrejë zërin, do të bëj gjithçka në këto muaji të fundit të kësaj qeverie, jo thjesht duke ekspozuar problemin që e thatë ju më mirë seç do ta thoshte çdokush prej nesh, por duke kërkuar që t’i vënë gishtin kokës se ditë për ditë arsimtarët po humbin jetën. Së dyti marrja e masave në ambientet arsimore, higjenizimi, uji I rrjedhshëm, pastrimi pikërisht, dezinfektimi dhe maskat. Çfarë i kushton shtetit të blejë mjaftueshëm maska falas për arsimtarët. Kjo është arsyeja se pse duhen protokolle të qarta, protokollet e ajrosjes, të ventilimit, oraret kur ju duhet të dilni dhe të merrni frymë lirisë, të hiqni maskën, siç e kanë ato vende të cilat ndjekin këto praktika të pranisë së kufizuar, kjo më sjell tek pjesa e dytë që shkon përtej pandemisë, shkon tek ato hapa dhe reforma që do ndërmarrim për gjithë sistemin arsimor. Më keni dëgjuar të flas për sistemin universitarë, nuk e di më keni dëgjuar kur kam thënë të gjitha këto po I bëmë zero do vlejnë po se filluam me parashkollorin.

Prandaj dua t’ju siguroj duke ju parë në sy edhe duke e përcjellë këtë mesazh edhe tek kolegët tuaj që investimi financiarë tek I gjithë sistemi shkollor me theks edhe tek sistemi parauniversitar, është zotime dhe pjesë e planit tonë në qeverisjen e ardhshme. Me planin tonë gjeja e parë që do të bëjmë, është që niveli I financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje e buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian me një qëllim. Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo, është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve. Paratë e njerëzve nuk do ti shpenzojë, nuk do t’i çojë, nuk do t’i transferojë në kuptimin më letrar të fjalës, më tekstual të fjalës në plehra por do ti çojë tek shëndeti, tek arsimi, tek jeta dhe tek ekonomia shqiptare. Kur flasim për dinjitetin e arsimtarit, dinjiteti fillon tek paga. Po s’pati pagë nuk ka dinjitet. Natyrisht kjo sfidë e shton edhe më shumë domosdoshmërinë e dixhitalizimit të vërtetë jo prerje e vetë shiritave dhe pompozitetit që përdoret vetëm për kronikën e radhës e për propagandën e ditës dhe kjo është një sfidë të cilës ne duhet ti përvishemi sepse me të vërtetë brezi me të cilin ju po edukoni është në vetvete një brez dixhital dhe kjo do të thotë investim në teknologji, investim në kualifikimin tuaj. Kjo do të thotë investim në pajisje për të gjithë duke përfshirë ato familje që nuk i kanë mundësi të kenë as pajisjet më të thjeshta për fëmijët e tyre. Tekstet falas që ishte propozimi ynë dhe që na vjen shumë mirë që e morën por e morën pjesërisht dhe me hile siç i marrin gjithmonë ,kopjacët. Të gjithë kemi pas kopjacë në klasë, kopjacë perfektë nuk ka. Duken kopje tekstet do të jenë falas nga klasa e parë deri tek klasa e nëntë. Ne do të ndjekim me këtë shembujt më të mirë të rajonit dhe standardet europiane. Përsa i përket arsimit profesional të mesëm duhet t’ju them që është dhe do të jetë një prioritet është sot një prioritet program dhe do të jetë në veçanti I financuar nga qeveria.

Këto janë me pak fjalë apo me pak pika ato që ndahen sot ne programin tonë arsimor një pjesë e mirë është bërë në bashkëpunim me ju dhe në dialog me ju dhe me ekspertët më të mirë që padiskutim ekspertët më të mirë për arsimin që ka partia demokratike ju I njihni mirë ata. Kemi mësuar edhe nga dështimet e kësaj qeveria që janë të panumërta kemi mësuar është nga provoja e mëparshme. Synimi do të jetë që asnjë bir apo bijë shqiptari të mos mbetet pa studiuar për shkak të rrethanave ekonomike të familjes dhe dua ta mbyll Duke ju kërkuar që të keni vëmendje dhe kujdes maksimal. Nuk mjafton të lutem për shëndetin tuaj. Dua edhe t’jua them, ju na keni mësuar kur kemi qenë nxënës që mësuesi është prind I dytë edhe duhet të kërkojë. Tani ne i kërkojmë prindërve të kenë kujdes dhe unë ju kërkoj ju si prindërit e dytë të shoqërisë, të keni kujdes maksimal për shëndeti tuaj, të mbroni veten tuaj, në kushte shumë të vështira. Sikundër dua t’ju siguroj, t’ju garantoj se nuk do të rresht së përsërituri dhe të bëj çdo hap të mundshëm për të garantuar një mbështetje financiare anti-covid për shkollat shqiptare, për mësuesit shqiptar, natyrisht për nxënësit dhe prindërit shqiptarë. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra. Ju uroj shëndet ju dhe familjeve tuaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb