Kukësi-Dinamo është shtyrë dhe do të luhet të mërkurën e 19 janarit në orën 16:45 në stadiumin e ri “Kukës Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit ka shtyrë këtë ndeshje e cila mori këtë vendim pas një kërkese të dërguar nga ana e verilindorëve për ta shtyrë këtë duel për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 në skuadër.

Ka marrë fund pritja dy vjeçare e ekipit verilindor i cili do ta inagurojë këtë impiant modern në 19 janar në supersfidën ndaj Dinamos.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Elbasan Arena” pasditen e së shtunës, por mesa duket shtyrja prej 4 ditësh e duelit kundër Dinamos ka bërë Kukësin që të marrë vendimin për ta inauguruar stadiumin më të ri në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb