Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish për situatën në të cilën ndodhet arsimi shqiptar.

Përmes një reagimi në “Facebook’, Xhixho theksoi se për klientët e qeverisë jepen 100 milion dollarë, ndërsa për mësuesit dhe pensionistët nuk jepet asnjë lekë.

REAGIMI I XHIXHOS
100 milionë dollarë për klientët e qeverisë, zero lekë për pagat e mësuesve dhe pensione.
Fjala ime në komisionin e ligjeve ne Kuvend🏛️
Me Aktin Normativ të buxhetit 2024 kemi rritje të buxhetit të shtetit. Dhe kemi në dy zëra të fuqishëm, që përsëri janë nga xhepat e qytetarëve. 7.9 miliard lekë, pra rreth 80 milionë dollarë, që janë rezultat i akumuluar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që po derdhen nga buxheti i shtetit.
Dhe burim tjetër shumë i madh nga të ardhurat, janë nga të ardhurat për tatime, tatim fitimi, TVSH, që është pikërisht për shkak të rritjes së çmimeve. Dhe këtu jemi 2.8 miliardë lekë, ose afërsisht 28 milionë dollarë. Pra kemi një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Dhe ju me këtë akt normativ, i cili është bërë një praktikë e zakonshme e këtij Parlamenti, edhe pse FMN, KE e kanë thënë në të gjithë raportet se kjo nuk është praktikë e mirë, se cënon parlamentarizmin dhe nuk i shërben qëndrueshmërisë së buxhetit dhe ligjit të buxhetit.
Përsëri qytetarët duhet të kuptojnë, se ku do shkojnë këto rritje që ka buxheti sot. Nuk do të shkojnë as për pensionet, as për buxhetin e arsimit, nuk do të shkojnë as për shëndetësinë, që sot 60 % sipas OBSH.. nxjerrim nga xhepat e qytetarëve, por do të shkojnë 98 milionë dollarë për portin e Durrësit, përafërsisht 100 milionë dollarë.
Dhe këtu kemi deklaratën e kryeministrit nuk do të ketë asnjë zë nga buxheti i shtetit që do të shkojë për Porto Romanon.
Ndërkohë që sot vijmë dhe u themi qytetarëve më të varfër në Europë, që do t’ju marrim nja 100 milionë dollarë, por kjo shifër mund të shkojë 400 milionë dollarë, dhe nuk i dihet se ku do shkojnë.
Precedenti i inceneratorëve dhe megaaferave tregon se këtu, shifrat shkojnë edhe më tutje, ndërkohë që nuk do të shkojnë absolutisht për rritjen e pensioneve.
Më lejoni të jap disa shifra se sa janë sot, në zonat urbane. 180 mijë lekë ! Çfarë do të blejë ai pensionti? Ilaçet, apo frutat ,ushqimet me 180 mijë lekë.
Në zonat rurale 112 mijë lekë të vjetra. Pra shtresa më e margjinalizuar në këtë shoqëri, dhe që ju jeni PS dhe duhet të mendoni për ta. Në fakt politikat sociale dhe PS duhet të mbronte shtresat në nevojë. Kjo nuk ndodh as me këtë akt normativ.
Por të gjitha paratë e qytetarëve do të shkojnë jo për të fuqizuar dhe mbështetur pensionistët, që kanë pensionin më të ulët në rajon dhe që pjesa dërrmuese edhe ju voton.
Por nga ana tjetër do të shkojnë për Portin e Durrësit, dhe padyshim me vonesë, për fasonët. Jeni shumë me vonesë, për fasonët. Mbi 3000 vende pune janë prej janarit, të cilët janë larguar dhe shumica janë gra dhe vajza.
Janë larguar dhe ju nuk keni marrë asnjë masë. Dhe kjo dihej. Kjo situatë dihej dhe në 2023, përpara se të sillnit buxhetin për 2024. Këtu jeni të vonuar, dhe shumë me pasoja për këtë sektor. Dhe pyetja ime është: Pse ju çoni para në një port që sot ekziston, në një mega aferë korruptive dhe nuk çoni fonde në mbështetje të gjithë shtresave në nevojë?
Të mos flas për studentët, buxhetin e arsimit. Në fakt për shkak të rezultateve PISA, sot duhet të ishte buxheti 5%, sa ju e kishit premtuar në 2013, ndërkohë që është 2.2 % i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të shkonte për bursa për studentët në degët prioritare, se do të ngelemi pa mësues.
Kemi 7 studentë fizike për këtë vit. Do të kemi ngelemi pa mësues fizike, matematike, shkence etj. Ky duhet të ishte buxheti që do të fliste për shqiptarët, ndërkohë që ky është buxheti për klientët e qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: