Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte në Kosovë, ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” në lidhje me ngjarjet e sotme në Kumanovë.

Sheshel bën me faj amerikanët për incidentin e armatosur në Kumanovë dhe protestat e dhunshme në Shkup.

“Amerikanët po përdorin të gjitha mjetet për të rrëzuar qeverinë e Nikola Gruevskit, nga protestat e dhunshme në Shkup te sulmet terroriste të shqiptarëve në Kumanovë”, shkruan Sheshelj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb