TIRANË

Në Sanatorium ose spitalin tashmë COVID3 situata duket më e rënduar krahasuar me dy strukturat e tjera të vëna në dispozicion të të sëmurëve me koronavirus. Kështu raportoi për “BalkanWeb” gazetari Erjon Skëndaj teksa tha se janë mesatarisht 4-5 urgjenca në orë që mbërrijnë në këtë spital.

“Fluks pacientësh në Sanatorium, kemi 4-5 urgjenca në orë që mbërrijnë. Urgjenca është e mbingarkuar dhe janë të parkuar dhe 3-4 ambulanca në pritje të shtrimit.
Sanatoriumi po përjeton të njëjtën situatë si Infektivi kur të gjitha urgjencat e Tiranës dhe Jugu i vendit përplaseshin në Infektiv.
Në COVID3 aktualisht janë rreth 90 të shtruar.
Shërbimi i sëmundjeve të mushkërive në QSUT që kishte 40 shtretër është mbyllur dhe pacientët janë transferuar tek mjekësia interne me 10 shtretër dhe 40 shtretërit i kanë kaluar COVID3”, tha Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: