Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD Gazmend Koduzi kanë vijuar debatet për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Koduzi tha se me rritjen e rasteve të infektimit me Covid-19, nuk është çudi që të mbyllemi sërish. Ai u shpreh se duhet testim masiv në popullatë në lidhje me Covid-19.

Ndërsa, Skënder Brataj deklaroi se testet masive nuk janë zgjidhje, pasi tamponët kanë falsitet.

Gazmend Koduzi: Me këto shifra, ndoshta edhe mbyllemi. Nuk është çudi. Be tashmë ka hapur fluturimet me vendet e treta. Prandaj duhen rritur numri i testimeve. Kjo sepse testimi epidemiologjik do të jetë edhe si pasaportë për çdokënd të shkojë kudo në BE.

Nëse shtohet numri i testimeve 2-3 herë, edhe numri i të infektuarve rritet 2-3 herë. Të ishim të saktë, çdo të vdekuri duhej t’i ishte bërë tamponi sot. Pacientëve nuk iu bëhet testi për të parë nëse ka imunitet. Këtë e ka bërë Italia, e vende të tjera. Në Shqipëri kjo nuk po bëhet.

Institucionet ndërkombëtare janë duke parë sesa të afta janë sistemet shëndetësore në vende të ndryshme për të kaluar nga situata e çekiçit tek ajo e vallëzimit. kështu quhet. BNe jemi pas vendeve të rajonit. Edhe BB thotë se është në kushte të ulëta në rajon.  Edhe tek Infektivi katër dhoma janë bërë për shkak të gripit të derrit. Nga 2013 deri më sot nuk ka investime në spitale.

Skënder Brataj: Tamponet kanë falsitet. Nëse testoj 100 vetë, 30 mund të dalin negativ dhe mund të jetë pozitivë. Tek personat asimptomatik është vështirë të përcaktosh nëse janë pozitivë apo negativë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb